Gjenden pa shenja jete babë e bijë në Prizren

0

Policia ka konfirmuar vrasjen e dyfishtë në Prizren.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Durmish Asllani” ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, njofton Klan Kosova

Rastin për KlanKosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Me 15.12.2020, pak pas orës 19:00, Policia ka pranuar një informacion se në rrugën “Durmish Asllani” në Prizren, janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit”.

“Njësitet kompetente policore, menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes, dhe bazuar në informacionet e para, në një shtëpi banimi janë gjetur dy trupa të pa jetë, një M/Kosovar zyrtar policor dhe një F/Kosovare, vdekjen e të cilëve e kanë konfirmuar mjekët kompetent”.

“Në vendin e ngjarjes janë dalur të gjitha njësitet policore përfshirë forenzikën, ekipet mjekësore dhe prokurorin, të cilët janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes si dhe duke kryer hetime intensive, lidhur me rastin”, deklaroi Kelani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu