Haradinaj: I kemi gati 200 të vrarë në Siri e Irak palidhje, gjynah

0

Haradinaj: I kemi gati 200 të vrarë në Siri e Irak palidhje, gjynah
FaktePlus15/12/2020, 19:23
Kryetari i AAK’së dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka mohuar që të jetë kundër komunitetit mysliman. Ai në një intervistë ka sqaruar se ka qenë kundër shkuarjes së shqiptarëve për të luftuar në Siri e Irak, meqë ish-komandanti i UÇK’së thotë se shqiptarët që kanë shkuar në Lindjen e Mesme s’kanë ditur se për kënd po luftojnë dhe janë vrarë për asgjë.

“Ajo që kam shpreh kundërshtim, ka qenë që në emër të fesë me marrë të rinj e të reja për me dërgu në luftëra të huja. Gjë që edhe ndodhi fatkeqësisht më vonë. Unë e kam marrë këtë guxim në dëm timin në dëm të Aleancës, sepse e kam ditur që do të më anatemojnë. I kemi gati 200 të vrarë në Siri e Irak palidhje, gjynah. Nuk dihet as për kënd luftuar as për çfarë”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur nëse është kundër komunitetit mysliman, Haradinaj ka thënë se i respekton të gjitha besimet e kombit shqiptarë dhe të gjithë besimtarët.

“I respektoj besimet e kombit tim. I respektojë besimtarët. Kurrë në jetën time s’kam shpreh mos respekt për besimin për besimtarët”, ka thënë Haradinaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu