Ish-missi luan me numra, thotë se për kaq para pranon të dal në film erotik

0

Modelja dhe ish Miss Universe Albania në vitin 2018, Trejsi Sejdini di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen e mediave rozë.

Së fundmi është përfolur shumë rreth lidhjes së saj me reperin shqiptar Don Xhoni. Por, Trejsi ka treguar se është vetëm projekti që kanë realizuar ajo çka i bashkon, duke hedhur poshtë të gjitha thashethemet për një lidhje mes tyre.

Ish-missi Trejsi Sejdini është spikatur gjithmonë për tipin ‘moskokëçarës’ dhe lë gjithmonë pa fjalë me deklaratat e saj.

Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për “Prive”, ku ka zbuluar detaje nga jeta e saj personale. Trejsi u shpreh se lidhja e saj më e gjatë ka zgjatur katër vite, por kur u pyet moshën kur ka humbur virgjërinë refuzoi të përgjigjej.

E pyetur nëse do të luante në një film me skena erotike për një sasi parash prej 1 milion euro, bukuroshja nga Elbasani ka thënë se po, do ta bënte diçka të tillë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu