Theret një nxënës në Fushë Kosovë

0

Rreth orës 12 të mesditës në filloren “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë është therur një fëmijë 13 vjeçar nga një nxënës tjetër.

Ky lajm është konfirmuar për gazetat vendore nga zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka treguar se, 13 vjeçari iu është ofruar ndihma mjekesore.

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informaten për lëndimin që ka marrë një fëmije i moshës 13 vjeç, nxënës i shkollës fillore. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka trajtuar rastin në koordinim me prokurorin për të mitur. Viktima dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë nga një nxënës tjetër dhe të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore”, ka thënë Borovci.

Brutaliteti i nxënësve në shkollat e Kosovës vazhdon të mbetet një dukuri shumë shqetësuese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu