Kurti: Nuk kemi qenë të kënaqur me numrin e kandidateve gra në listën tonë

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka bërë të ditur se janë në prag të ndryshimit të statutit të partisë që e udhëheq.

Ky ndryshim tha se do të bëhet për të pasur organizatën e gruas së Vetëvendosjes dhe të të rinjve të Vetëvendosjes, e kjo tha se po bëhet që të ketë solidaritet gjinor.

Kurti në konferencën në kuadër të “Javës së Gruas”, tha se pa pjesëmarrjen e grave dhe të të rinjve nuk ka demokraci.

“Jemi në prag të ndryshimit të statutit tonë ku do të kemi edhe organizatën e gruas së Vetëvendosjes edhe të të rinjve të Vetëvendosjes, në mënyrë që të kemi bashkëpunim dhe jo vetëm konkurrencë, të kemi solidaritet gjinor meqenëse duam që gratë t’i forcojmë dhe burrat t’i sfidojmë. Kjo është arsyeja pse në LVV kemi ndërmarrë ndryshime statutore të cilat synojnë që t’i votojmë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Përgjithshëm që do të mbahet në ditët e fundit të këtij viti.

Kurti tha se nuk kanë qenë të kënaqur me numrin e kandidateve gra në listën e Vetëvendosjes për deputete në zgjedhjet e 6 tetorit, por që tha se i gëzon fakti që gratë deputete të partisë që e drejton nuk kanë pasur nevojë për kuotë që të jenë deputete.

“Në anën tjetër, nuk kemi qenë të kënaqur me numrin e kandidateve gra në listën tonë për kandidate për deputet që e kemi pasur për zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar ku kemi ngadhënjyer. Në listat për kandidat për asambletë komunale aty kemi tejkaluar shpesh herë 30 përqindëshin, mirëpo ajo çka na gëzon është fakti që gratë deputete të LVV-së që sot ndodhen në Kuvendin e Republikës asnjëra prej tyre nuk ka pasur nevojë për kuotën që të jetë deputete”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu