Një person gjendet pa shenja jete në rrugën ‘Mark Isaku’ në Prishtinë

0

Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në qendër të Prishtinës.

Nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se rreth orës 18:40 është pranuar informata se një person është hasur i shtrirë në tokë në rrugën ‘Mark Isaku’.

Njëësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ku më pas ëështë konirmuar se personi është pa shenja jete.

“Rreth orës 18:40 kemi marrë informatë se një person është hasur i shtrirë në tokë në rr.”Mark Isaku”. Njësia policore ka dale në vendngjarje dhe ka ftuar edhe ekipin e mjekeve emergjent me ç’rast eshte konfirmuar se personi është pa shenja jete. Personi është i gjinisë mashkullore, rreth 60 vjeç. Aktualisht ka nisur hetimi per rrethanat qe karakterizojnr ngjarjen”, “ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu