PALMER: SHBA DHE BE TË BASHKËPUNOJNË QË TË ZGJIDHIN ÇËSHTJEN E KOSOVËS

0

Zëvendësndihmësi dhe Sekretari i Shtetit si dhe Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer deklaroi se beson që rrëfimi i konkurrencës në mes SHBA-së dhe BE-së në zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe Serbisë është i tepruar.

Sipas tij, Washingtoni dhe Brukseli duhet që patjetër të bashkëpunojnë shumë mirë mes vete, lidhur me këtë çështje.

I pyetur se si është e mundur të arrihet një marrëveshje midis Prishtinës dhe Beogradit nëse Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës konkurrojnë se kush do të zgjidh më herët këtë çështje, Palmer tha se Washingtoni mbështet fuqishëm të dërguarin special të BE-së Miroslav Lajçak si dhe procesin e tij.

Ndryshe së fundi zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë paralajmëruar mundësinë që mandati i të dërguarit të veçantë të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, të ripërtërihet edhe për një vit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu