Zyrtari policor kujdeset që të ndihmojë personin me aftësi të kufizuara

0

Një trup i pajetë u gjetë sonte në lagjen ‘Tophane’ në Prishtinë.

Me të marrë informacionin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe Emergjenca. Me të arritur në këtë vend, mjeku kujdestar ka konfirmuar se personi në fjalë është pa shenja jete.

Por në rrugën ‘Mark Isaku’ në kryeqytet vazhdojnë të jenë ende Policia e Kosovës. Në një moment njëri prej zyrtarëve policorë ndaloi dhe ndihmoi një person me aftësi të kufizuara, duke e kaluar karrocën e tij në trotuar, transmeton lajmi.net.

Padyshim se uniforma të cilët bartin këta zyrtarë policorë është me një përgjegjësi të madhe, e ku s’duhet të mungojë asnjëherë ana humane në raste të tilla, ku të gjithë duhet të jemi të barabartë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu