Gjermani: Burri vret gruan, vajzën 17 vjeçare dhe më pas edhe vetën

0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, konkretisht në Isselburg Munsterland.

Një burrë ka vrarë gruan e tij, vajzën 17 vjeçare dhe më pas ia ka marrë vetës jetën.

Oficerët e policisë i gjetën trupat e pajetë në banesën e tyre.

Sipas kryeprokurorit të Munsterit Martin Botzenhardt, bëhet fjalë për një burrë 51 vjeçar, grua 46 vjeçare dhe një vajzë 17 vjeç.

Vajza tjetër 14 vjeçe u gjet e gjallë dhe e pa dëmtuar fizikisht.

Sipas hetimeve të para, burri ka vrarë gruan dhe vajzën dhe më pas edhe vetë, raporton Suddeutsche.de përcjell Klan Kosova.

Motivet lidhur me ngjarjen nuk dihen akoma.

Hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur shkaqet lidhur me ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu