Mbyti gruan dhe motrën e saj për “t’i shpëtuar” nga koronavirusi, amerikani sulmoi me thikë familjen e tij

0

Amerikani Adam Rot, 36-vjeç nga Vinskonsini është dënuar nga gjykata, duke kaluar kështu pjesën tjetër të jetës në spitalin për të sëmurët mendor, pasi kishte therur me thikë anëtarët e familjes së tij – duke mbytur gruan Dominic, 34-vjeçe dhe motrën e saj Deirdre (26).

Mediat amerikane raportojnë se Rot, i ka thënë policisë se ka therur familjen e tij “për t’i shpëtuar nga coronavirusi”.

Rot i ka shpëtuar burgut, por pjesën tjetër do ta kalojë në psikiatri. E në ditën kur kishte kryer vrasjet kishte qëndruar i ulur në kuzhinë duke ngrënë drekën me Dominic dhe Deirdre, por edhe me vjehrrën Zile të cilën gjithashtu tentoi ta mbyt. Ajo megjithatë ka shpëtuar me lëndime të lehta trupore.

Fillimisht i mbajti “leksione” familjes se si është më mirë të vdesë dikush sesa të infektohet me coronavirus. E kur këto fjalë i dëgjuan gruaja dhe motra e saj nuk u pajtuan me të – aty filloi gjithçka, i theri me thikë.

E vjehrra Zile Popanda në gjyq ka thënë se Adam prej kohësh ka probleme mendore dhe se nuk i ka marrë rregullisht barnat. Ajo theksoi se si Adam prej se ka dëgjuar për pandeminë e coronavirusit, kishte qëndruar i mbyllur në dhomën e tij duke bërtitur se të gjithë do të vdesin nga coronavirusi.

Gjatë procesit gjyqësor ai nuk e ka thënë as edhe një fjalë, thjesht vështronte dhe vazhdimisht shikonte nga dritarja e sallës. E pasi u dërgua në psikiatri, pas tetë ditëve është infektuar me COVID-19. Një muaj i ka kaluar me oksigjeno-terapi, kurse tani që është shëruar ka thyer këmbën.

E sikur kjo të mos mjaftonte, gjatë një natës është rrahur brutalisht nga një pacient tjetër që i ka shkaktuar plagë të rënda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu