Përsëri rekord i rasteve me COVID-19 në Gjermani

0

Gjermania po vazhdon të regjistroj rekord të rasteve të reja të infektuara me COVID-19.

Në 24 orët e fundit në këtë shtet u raportuan mbi 30 mijë raste të reja të infektuara.

Deri tani numri i të infektuarve me COVID-19 në këtë shtet ka shkuar në 1 milionë e 417 mijë e 775.

Ndërsa, numri i viktimave ka shkuar në 24 mijë e 698.

Gjermania radhitet e 12-ta në botë për nga numri më i madh i rasteve të infektuara.

Deri tani 1 milionë e 47 mijë e 600 persona janë shëruar nga ky virus në Kosovë, ndërsa janë edhe 345 mijë e 477 raste.

Në gjendje të rëndë shëndetësore janë 4 mijë e 836 raste.

Gjermania deri tani ka kryer 31 milionë e 974 mijë e 158 teste për COVID-19.

Ndërsa, numër të lartë të rasteve të reja ka shënuar edhe Italia.

18 mijë e 236 raste të reja me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Itali.

Ndërsa, gjatë kësaj kohe janë shënuar edhe 683 viktima.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu