Rrjedh bombola e gazit, digjet banesa e një 75-vjeçari

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit, ku si pasojë e rrjedhjes së bombolës së gazit ka rënë zjarr në banesën e 75 vjeçarit F. B.

Mësohet se ky i fundit ka pësuar dëme të lehta dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në orën 06:45, në lagjen nr.13, Durrës.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore.

“Më datë 17.12.2020, në orën 06:45, në lagjen nr.13, Durrës, si pasojë e rrjedhjes së bombolës së gazit ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. B., 75 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikësve kanë dhënë ndihmën e parë, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes./TCh

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu