Sindikata e Infermierëve paralajmëron veprime tjera nëse Qeveria nuk i ngrit pagat 100% për ndërrimin e natës

0

Sindikata e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor përmes një komunikate për medie kanë njoftuar se gjatë të premtes kalon afati për marrjen e vendimit nga ana e Qeverisë së Kosovës, për ngritje të pagesave të ndërrimeve të natës për 100%.

Ata kanë thënë se pas kalimit të afatit do të mblidhet kryesia e Sindikatës dhe të merren vendimet tjera në lidhje me këtë.

“Ju njoftojmë që nesër në ora 14:00 kalon afati për marrjen e vendimit nga ana e Qeverisë së Kosovës, për ngritje të pagesave të ndërrimeve të natës për 100%. Pas kalimit të këtij afati do të mblidhet kryesia e Sindikatës së Infermierëve dhe do të merren vendime në lidhje me veprimet tona sindikale. Deri atëherë mbesim me shpresë që nuk do t’a rrezikojnë sistemin shëndetësor, Institucionet tona”, thuhet në njoftim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu