Sulmojnë zyrtarët turq delja, dhia dhe tre qengja në “mësymjen” ndaj ndërtesës së bashkisë!

0

Një tufë kafshësh ka shkaktuar kaos para një bashkie të qytetit dhe ndoqi zyrtarët, pasi u arratisën nga një fermë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë janë shpërndarë në mediat sociale tregojnë se delet, dhitë dhe tre qengjat që “bastisin” Bashkinë e Nevsehir në Turqi, në orët e mëngjesit të ditës së hënë.

Siç thuhet më tej, ato u ngjitën shkallëve të bashkisë dhe ndoqën rojet e sigurisë që punonin atje para se të kapeshin.
https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2020/12/16/1338706683859482841/480x270_MP4_1338706683859482841.mp4?_=1
Videoja u shpërnda në Twitter të hënën nga autoritetet lokale me mesazhin: ‘Ne jemi bllokuar nga një dele, një dhi dhe tre qengja”. Kafshët i përkasin fermerit Hasan Unbulan, i cili raportoi se ishin zhdukur pasi gjeti rrethojën e tyre bosh kur era hapi portën gjatë natës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu