KRASNIQI I PDK-SË: S’KAM PRITUR KAQ PAAFTËSI NGA KJO QEVERI

0

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka hedhur kritika në drejtim të Qeverisë Hoti, derisa ka shtuar se e njëjta, sipas tij, është e paaftë të qeverisë me vendin.

Krasniqi ka thënë se si vazhdimi i kësaj qeverie, e po ashtu edhe zgjedhjet e reja, siç ka thënë Krasniqi, në këtë kohë s’janë të mira.

“Me të vërtetë s’kam pritur kaq paaftësi nga kjo qeveri, nuk shoh ndonjë zgjidhje për këtë moment. Personalisht më mirë do të ishte të kthehemi te qytetarët përmes zgjedhjeve”, është shprehu ai në Kanal 10.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se drejtimi i kësaj partie ka kaluar në duar të Enver Hoxhajt si ushtrues detyre, pasi kryetarit të saj, Kadri Veselit, iu konfirmuan aktakuzat nga Dhomat e Specializuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu