DAKA: KQZ-JA E GATSHME PËR MBAJTJEN E ZGJEDHJEVE

0

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) është i gatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, kështu tha kryetarja e KQZ-së Valdete Daka. Daka tha se e kanë obligim kushtetues organizimin e zgjedhjeve dhe se kur do që shpallen edhe përkundër gjendjes së pandemisë do t’i organizojnë ato.

“Po ne gjithmonë jemi të përgatitur, në fakt ne tashmë e dimë se viti i ardhshëm është vit zgjedhor dhe kemi filluar të gjitha përgatitjet, të cilat na obligon Kushtetuta”.

“Po ne tashmë jemi mësuar që të kemi zgjedhje të parakohshme, të gjitha zgjedhjet parlamentare kanë qenë të parakohshme dhe natyrisht që ne në qoftë se ato shpallen do të kemi obligim që t’i organizojmë”, shtoi kryetarja e KQZ-së.

Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Vota e deputetit Etem Arifi ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor.

Kushtetuesja ka konstatuar se, në bazë të nenit 71.1 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tri (3) vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitoj mandat të vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu