Bahtiri: VV-ja në Mitrovicë në rritje për 5 mijë vota më shumë

0

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të ketë rritje në këtë komunë në zgjedhjet e ardhshme.

Përmes një postimi në Facebook, Bahtiri ka thënë se në bazë të një matje në terren, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë një rritje prej më shumë se 5 mijë vota vetëm në qytetin e Mitrovicës.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Mitrovicës,

Sapo u njoftova nga nje mik i imi që në bazë të një matje në terren, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë një rritje prej më shumë se 5 mijë vota vetëm në qytetin tonë të dashur të Mitrovices.

Ky është nje lajm i mrekullueshëm, i pritshëm e i domosdoshëm. Këto lajme e gëzojnë qytetarin e ndershëm e fisnik të Republikës tonë.
Dinjiteti jonë po kthehet, po kthehet fuqishëm. Sot, po e shohim se Lëvizja dhe Albini nuk mbijetojnë, pasi që Ne, Lëvizja dhe Albini gjithmonë jetojmë fuqishëm. AB

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu