Enver Hoxhaj: E kam ditur që do të jem kandidat për kryeministër

0

Kandidati i PDK’së për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se e ka ditur që do të jetë kandidat për kryeministër nga radhët e PDK’së.

“PDK ka gjithmonë shumë kandidatë për president, kryeministër dhe poste tjera. Gjatë zgjedhjeve të kalaura është ditur paraprakisht. Këto zgjedhje e kam ditur se do të jem kandidat për kryeministër kur u zgjodha ushtrues detyre i kryetarit”, tha ai.

Tutje ai ka thënë se gjatë kohës kur PDK ka udhëhequr me shtetin, ka qenë qeverisja më e mirë në Kosovë.

“Kemi arritur të bëjmë ndryshimin duke pasur pozitën e kryeministrit”, tha ai.
https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=229932775235872

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu