Shqipëria sivjet pati 3.6 milionë turistë më pak, shkaku i pandemisë

0

Kufizimi i lëvizjeve dhe bllokimi i kufijve ka shkaktuar një dëm të madh për turizmin shqiptar, një nga sektorët më me peshë për ekonominë e vendit.

Sipas të dhënave zyrtare të Instat gjatë 11- mujorit të këtij viti kanë hyrë në vend rreth 2.5 milionë vizitorë të huaj, në rënie me 59.5% kundrejt të njëjtë periudhë të një viti më parë. Në total, përllogariten rreth 3.6 milionë turistë më pak se 11-mujori 2019.

Vizitorët nga Spanja kanë shënuar rënin më të fortë me 90.7% , ndjekur nga polakët me 81.7% më pak turistë të ardhur se e njëjta periudhë e një viti më parë si pasojë e pandemisë, raporton TCh.

Edhe shqiptarët e Kosovës kanë parë një rënie gjatë 11-mujorit, nga 2.1 milionë vizitorë në 2019 ne 1.2 milionë në Janar-Nëntor 2019, ose 40.4% më pak. Më gjithë tkurrjen e fortë, vizitorët nga Kosova arritën të mbajnë gjallë turizmin e prekur rëndë nga kriza.

Në nëntor ndërkohë, kanë hyrë në vend rreth 148.3 mijë shtetas të huaj ose rreth 120 mijë më pak se kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Nga ana tjetër, bllokimet e lëvizjeve kanë kufizuar edhe daljen e shqiptarëve jashtë duke përgjysmuar numrin në rreth 2.7 milionë më pak, nga 5.4 milionë që kaluan kufirin 11-mujorin e 2019-ës.

Mungesa e turistëve të huaj është reflektuar edhe në më pak të ardhura në ekonomi nga ky burim, pasi sipas Bankës së Shqipërisë gjatë 9-mujorit të huajt shpenzuan 732 milionë euro në total në Shqipëri, apo rreth 904 milionë euro më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu