Tahiri bën u thirrje partive që të votojnë buxhetin para se të shkohet në zgjedhje

0

Zëvendëskryeministri në detyrë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, po kërkon konsensus të të gjitha partive politike për miratimin e buxhetit.

“Duke marrë parasysh faktin që nuk kemi arritur konsensus të plotë ndër-partiak për votimin e Ligjit për Rimëkëmbje, votimi i Buxhetit 2021 është rasti më i mirë që grupet parlamentare të flasin me një zë konsensual për interesin e përgjithshëm publik”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ai ka thënë se partitë politike duhet të dëshmojnë se agjenda institucionale dhe publike është̈ prioriteti i të gjithëve, dhe jo vetëm i një̈ shumice të thjeshtë.

“Rëndësia e votimit të Buxhetit 2021 qëndron mbi faktin se ky buxhet mbulon pagat, shërbimet, projektet e nisura, tema këto që tejkalojnë̈ dallimet partiake. Andaj është koha që të marrim një̈ kurs të ri, sipas të cilit konfirmojmë̈ që jemi shoqëri e pjekur, e cila para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, prodhon stabilitet , duke mos pritur momentet kur forcat politike komunikojnë përmes kushtëzimeve”, ka theksuar Tahiri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu