Takohen Osmani e Daka, flasin për ditën e zgjedhjeve dhe votat nga diaspora

0

U.d e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani sot është takuar me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka për të diskutuar për zgjedhjet e parakohshme në vend.

Në këtë takim është diskutuar përgatitja e Kosovës për zgjedhjet e reja.

Osmani ësjtë shprehur se është e rëndësishme mundësia e mërgatës për të otuar e gjithashtu ajo ka folur edhe për datën e zgjedhjeve.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë komunikatën:

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, znj. Valdete Daka. Në këtë takim u diskutua lidhur me përgatitjet e KQZ-së për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, pas rrethanave të krijuara nga njoftimi për Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

U.d. Presidentja Osmani diskutoi me znj. Daka lidhur me takimet preliminare të zhvilluara me subjektet politike, dhe e njoftoi se ajo do ta caktojë datën e zgjedhjeve menjëherë sapo Aktgjykimi i Kushtetueses të hyjë në fuqi, pas dorëzimit tek palët.

U.d. Presidentja potencoi rëndësinë e veprimeve të shpejta për procesin e votimit për qytetarët e vendit të cilët jetojnë në mërgatë. Sipas u.d. Presidentes Osmani, bashkatdhetarëve tanë duhet t`u ofrohet sa më shpejtë mundësia për t`u regjistruar për votim, në mënyrë që të kenë kohë të mjaftueshme që votat e tyre të arrijnë në KQZ sipas afatit të paraparë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu