​VËLLAI I DORASIT QË MBYTI BABAIN TREGON PSE NDODHI RASTI TRAGJIK

0

Agan Halili, vëllai i dorasit me inicialet M.H, 30-vjeçar, që vrau babain e tij sot me thikë në Prizren, ka thënë se i vëllai i tij ka probleme mendore tash e 10 vite.

Ai madje ka akuzuar Policinë e Kosovës, pasi thorë që para tri ditësh i kanë njoftuar policinë dhe ata kanë ardhur, por vetëm e kanë qortuar dorasin.

Agani përmes një statusi në Facebook, ka thënë se vëllai i tij vazhdimisht është trajtuar në Psikiatri në Prishtinë dhe se babai i tij, tashmë i ndjerë është përkujdesur vazhdimisht për të.

Ky është statusi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Te dashur te aferm, shoqeri, e qytetare te Kosoves. Ndjej detyrim moral te hedh drite e te ju sqaroj drejtesisht mbi nodhine qe preku familjen tone. Familjes sime, babait tim te ndjere, nje njeri qe e njihte nje Prizren i tere me rrethine per zemergjeresine, urtesine e tij, padrejtesisht po i hidhet faji per „pakujdesi“ e „cthurje“ ne familje.

Fillimisht nuk ka qene zenke ne familje, e te ju vije turp atyre qe e nxorren lajmin te tille.

Ai qe kreu krimin, vellau im, eshte i semure psiqik, ka crregullime personaliteti, skizofreni dhe depresion. Ne ka 10 vite qe e vuajme kete crregullim te tijin. Vellau ka qene ne trajtim disa here ne Prishtine, eshte mjekuar e me pas eshte liruar pa protokoll te qarte nga spitali, pa udhezues te qarte se si duhet te shkoje trajtimi ne vijim. Vellau ka qene i dhunshmem edhe jemi detyruar disa here te conim serish ne Psikiatri ne Prishtine, e shume here te tjera kemi kerkuar ndihmen e policise. Ne e kishim vellaun tone, ne rruge nuk e linim dot, por edhe zgjidhje per kte gjendje jashtezakonisht te veshtire nuk morrem kurre nga shteti.

I ndjeri babi im, e ka vuajtur edhe me shume sepse ai eshte perfshire edhe me shume ne semundjen e vellaut, e ka cuar ai vet ne spital e polici, i ka dhene ai ilacet me force, e ka nxjerr ai me shpesh se te gjithe per kafe qe t‘a kthente ne normalitet.

Duke pare gjendjen e renduar te vellaut ne kemi lajmeruar policine e Prizrenit para 3 ditesh para se te ndodhte ky krim, ata kane ardhur e kane cortuar me fjale si mund te cortosh nje 2 vjecar edhe kane ikur.

Pergjegjesia per kte perfundim tragjik i takon vetem institucioneve te Kosoves qe jane pergjegjese per te tilla probleme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu