ALBIN KURTI E NIS FUSHATËN, SHIHET NË STUBËLL ME KANDIDATIN PËR PRESIDENT

0

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, me një pjesë të anëtarëve të partisë sot ka shkuar në Stubëll të Vitisë për nder të Festës së Krishtlindjeve.

Në këtë vizitë, Kurti është parë me ish-ministrat në Qeverinë “Kurti”, Rozeta Hajdari dhe Arben Vitia.

Gjatë vizitës në njërën nga shtëpitë që ka shkuar Kurti ajo se çka bie në sy është edhe prania e Nehat Idrizit, personit që ka shpallur kandidaturën për president.

Gjithashtu, në fotografitë që ka siguruar Express-i shihet edhe kryetar i Komunës së Vitisë nga radhët e LDK-së, Sokol Haliti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu