Turqit marrin nën kontroll kufirin mes Kosovës e Serbisë

0

Kontigjenti i KFOR-it turk dhe pjesëtarët e policisë së Kosovës kanë kryer kontrolle të përbashkëta rrugore ndërmjet datave 17 dhe 21 dhjetorë të këtij viti.

Aktivitetet janë kryer gjatë vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Njoftimin për këto aktivitete ushtarake të shoqëruara me fotografi i ka publikuar vetë ministria turke e Mbrojtjes.

Siç thuhet në njoftim aktivitetet kanë qenë “pjesë e operacioneve të KFOR-it.

Aktualisht në Kosovë operojnë 540 trupa ushtarake të Turqisë në kuadër të misionit të KFOR-it. Baze e trupave turke është e vendosur në qytetin e Prizrenit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu