Hoti: Brenda dy-tre ditësh e nxjerrim emrin për kryeministër

0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti tha se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) brenda tri ditëve do ta caktojë kandidatin për kreun e qeverisë.

Në mbledhjen e kryesisë së LDK gjatë së shtunës, Hoti tha se kanë diskutuar vetëm për kriteret që do të vendosen.

“Besoj për dy-tri ditë do të dalim edhe me emrin e kandidatit. Nuk mund të flas për emra të përveçëm, për askënd, përfshirë edhe vetën time pa u përmbyllur diskutimet”, ka thënë ai.

I pyetur se a do të pranojë rikandidimin për kryeministër, Hoti tha se kjo duhet të diskutohet brenda strukturave të partisë.

“Mos më pyetni për çështje hipotetike, duhet ta diskutojmë brenda strukturave, dhe derisa nuk vijmë te emri nuk është korrekte nga ana ime”, shtoi Hoti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu