Komuna e Prishtinës nis projektin e parkingjeve publike në tri rrugët e kryeqytetit

0

Shenjat që tregojnë se këtu mund të qëndrosh vetëm 120 minuta dhe se duhet paguar për parking janë vendosur tashmë në rrugët “Fehmi Agani”, “Rexhep Luci” e “Mark Sopi” në kryeqytet.

Qytetarët janë të ndarë sa i përket fillimit të implementimit të pagesave në parkingje publike. Qytetari Bujar Dervishaj mendon se qytetit duhet t’i mbetet diçka nga e kalura, ndërsa nuk e ka mirëpritur projektin e parkingjeve.

“Po mungon e vjetra dhe e këndshmja e lagjens ‘Pejton’. Sigurisht që njerëzve u duhet parkingu, por duhet me mbetë diçka që ka ekzistu përpara”, tha ai.

E, Albert Maxhuni thotë se parkingjet do duhej të bëheshin më herët. “Ky projket është shumë i mirë për Prishtinën dhe është dashtë të ndodhë më herët. Kjo e rregullon një problem të madh që e ka Prishtina”. Një tjetër qytetar, Hysen Berisha, ka thënë se një projekt i tillë është i domosdoshëm.

Projekti është ende në fazën fillestare, thotë kryeshefi i “Prishtina Parking”, Liridon Restelica. Sqaron se shumë shpejt do të fillohet edhe me shenjëzimin dhe lansimin e aplikacionit për pagesë.

Restelica shpjegon edhe mënyrat se si do të kryhet pagesa për banorët e lagjeve, por që do të mund të shfrytëzohen edhe nga qytetarët e tjerë. “Parkingjet publike janë të ndara me zona. Derisa na qendër paguhet 1 euro për orë, në periferi çmimi është më i ulët”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu