LDK-JA ENDE PA EMËR PËR KRYEMINISTRIN

0

Lidhja Demokratike e Kosovës, s’ka dhënë ndonjë emër të kandidatit për kryeministër nga kjo parti, as pas takimit të së shtunës të Kryesisë,

Arban Abrashi tha s’kanë diskutuar për emra, por është folur për kriteret që duhet t’i ketë kandidati për kryeministër dhe ata për deputetetë.

“Sot ka qenë një vendim i Kryesisë për të diskutuar për zhvillimet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është diskutuar për kriteret që duhet t’i ketë kandidati për kryeministër dhe ata për deputetë. Në ditët e ardhshme gjithsesi se do të diskutojmë edhe për emrat dhe bartësin e listës.”, tha Abrashi.

Ai tha sa sondazhet e qesin LDK-në shumë më mirë se ajo çfarë po flitet në rrejtët sociale.

“Sondazhet LDK-në e qesin shumë më mirë se ajo çfarë po flitet në rrjete sociale e sondazhe të paguara”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu