NIS VAKSINIMI ANTICOVID NË BE

0

Vendet e bashkimit Evropian nisin sot vaksinimin kundër koronavirusit.

Me sondazhet që tregojnë nivelet e larta të hezitimit ndaj vaksinës në vendet e BE, udhëheqësit evropianë të 27 vendeve po e promovojnë atë si shansin më të mirë për të na rikthyer në normalitet.

“Vaksinimi është rruga e qëndrueshme për të dalë nga pandemia”, tha Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.

Personi i parë i vaksinuar në Itali ishte një infermiere e spitalit Spallanzani në Romë.

“Vaksinimi shkoi shumë mirë, ishte shumë emocionues dhe është një moment që nuk do ta harrojmë kurrë”, tha Claudia Alivernini.

Ndërkohë, një tjetër i vaksinuar drejtoi një thirrje për të gjithë: “Sot është një ditë e rëndësishme dhe vendimtare. Shkenca dhe mjekësia janë të vetmet gjëra që do të na lejojnë të dalim nga kjo gjendje”./VP

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu