QUNI I GATSHËM TA PRANOJË KANDIDATURËN PËR KRYEMINISTËR

0

Kryetari i LDK-së në Prizren, Anton Quni, nuk do të refuzonte kandidaturën për kryeministër të Kosovës, nëse subjekti i tij politik e propozon për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që pritet të mbahen së shpejti.

“Unë gjithmonë jam i gatshëm për sfida të reja dhe asnjëherë nuk iki nga përgjegjësit”, tha Quni.

Sipas tij, LDK-ja është e gatshme për zgjedhje.

“LDK-ja ka struktura të konsoliduara mirë. Është parti serioze dhe gjithmonë e gatshme për ballafaqim me zgjedhje”, tha Quni për “PrizrenPress”.

Quni në qeverinë e Albin Kurtit dhe Avdullah Hotit ka mbajtur postin e ministrit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ai vlerëson se qeveria e Hotit ka bërë punë të mëdha.

“Qeveria e Hotit ka bërë përpjekje që t’iu dalë në ballë kërkesave të qytetarëve”.

“Ishte mandat i shkurtër dhe qeveria u përball me situatë tejet të rend si rezultat i pandemisë. Megjithatë, qeveria ka bërë përpjekje maksimale t’i dalë balle nevojave dhe kërkesave të qytetarëve”, shprehet Quni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu