Alarmante në Britani: Mbi 50 mijë raste të reja me COVID-19 për të pestën ditë radhazi

0

Situatë alarmante e COVID-19 po vazhdon të jetë në Britaninë e Madhe.

Për të pestën ditë me radhë, atje janë shënuar mbi 50 mijë raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Këtë të shtunë atje, u shënuan 57 mijë e 725 raste të reja me COVID-19, shkruan Reuters.

Sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në Britani është 2,488,784 raste, ndërsa numri total i të vdekurve ka arritur në 73,512 njerëz.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu