GECI, OSMANIT: MOS JU BASHKO ARMIQVE PËR SHKATËRRIMIN E SHTËPISË TËNDE

0

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, e ka këshilluar ushtruesen e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmanit, para hyrjes në garë për zgjedhje.

Geci i ka thënë Osmanit që të mos iu bashkohet armiqve të shtëpisë së saj për shkatërrimin e shtëpisë së saj.

“Nëse Vjosa Osmani pretendon ndonjëherë të kthehet në LDK për ndryshime siç edhe pretendonte; atëherë po e këshilloj: Mos garo në listat zgjedhore të partive tjera. Mos prano të hysh në garë as e vetme”.

“Mos ju bashko armiqve të shtëpisë tënde për shkatërrimin e shtëpisë tënde sepse me shkatërrimin e shtëpisë tënde s’ke ku rri as vetë”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu