GJOSHI I PDK-SË AKUZON OSMANIN:E NISI VITIN 2021 DUKE VJEDHUR SLOGANIN TONË

0

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, mbrëmë ka publikuar në llogarinë e saj në Facebook një status me një imazh ku shkruan “GUXO!”, që mund të jetë emri-slogani i iniciativës së saj për të garuar në zgjedhjet e parakohshme, që pritet të mbahen së shpejti.

“Vjen një moment dhe një kohë kur nevoja për transformim kërkon veprim. Andaj GUXO! Guximi për sot është ndryshimi për nesër!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Mirëpo, Betim Gjoshi, sekretar i Partisë Demokratike të Kosovës, i ka reaguar ashpër Vjosa Osmanit pas zyrtarizimit të sloganit të listës së saj në zgjedhjet e reja.

“Nuk e prita që ditën e parë të vitit të ri të merrem me reagime politike. Por, ja që Vjosa Raif Osmani nuk të lë pa komentuar”. ka shkruar Gjoshi.

“Çdo ditë rrinë duke na sharë dhe në fund të fundit nuk arrijnë të nxjerrin as edhe një slogan të vetëm dhe origjinal. Në vitin 2019 LDK-ja na e mori sloganin tonë të 2004-tës. Me 1 janar 2021 Vjosa e vazhdoi traditën e ish-partisë”.

“Kjo tregon se qysh PDK-ja i ka fjalët që u qëndrojnë viteve”, ka shkruar Gjoshi në Facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu