India e miraton vaksinën e Oksfordit kundër koronavirusit

0

India e ka miratuar për përdorim vaksinën kundër koronavirusit që është zhvilluar nga kompania britanie, AstraZeneca, në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, duke ia hapur rrugën vaksinimit masiv në shtetin me popullsinë e dytë më të madhe në botë.

Ministri për Informim, Prakash javadekar, tha para gazetarëve të shtunën se vaksinës i është dhënë drita e gjelbër të premten, duke i konfirmuar raportimet e burimeve të agjencisë Reuters.

Kjo është vaksina e parë që miratohet për përdorim urgjent në Indi, që e ka numrin më të madh të të prekurve nga koronavirusi pas Shteteve të Bashkuara, shkruan France24.

Ministri Javadekar tha se së paku edhe tri vaksina të tjera janë duke pritur për t’u miratuar. Në mesin e tyre janë vaksina ruse, Sputnik V, dhe një vaksinë e zhvilluar nga një kompani vendore.

“India është ndoshta shteti i vetëm ku së paku katër vaksina po bëhen gati. Një u miratu dje për përdorim urgjent”, shtoi ky ministër.

Vaksina e Oksfordit ka disa përparësi ndaj vaksinave të tjera, sepse është më e lirë dhe më e lehtë për t’u transportuar dhe për t’u ruajtur.

India deri më tani ka regjistruar më shumë se 10 milionë të infektuar, ndonëse shkalla e infeksionit ka shënuar rënie në krahasim me kulmin e arritur në shtator.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu