PACOLLI BËN THIRRJE TË VOTOHET AKR-JA

0

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka zhvilluar sot një takim me strukturat e partisë së tij.

Me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se struktura e partisë së tij, ka qëndruar kompakte dhe konstruktive siç thotë ai në një terren politik të vështirë, shkruan lajmi.net.

“Po ashtu, meqë jemi në prag zgjedhjesh parlamentare kam marrë besimin e tyre dhe ua kam dhënë zotimin tim, se AKR-ja nuk ka hequr dorë nga qëllimi i saj i fillestar për ndërtimin e një Kosove ku zhvillimi është kryefjala, ekonomia është platforma dhe shija është esenca”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Madje ka bërë thirrje që të votohet AKR-ja, e cila sipas tij është opsion i vetëm, pasi që partitë tjera siç thotë ai nuk e kanë shijen për zhvillim.

Postimi i plotë:

Në këtë fillim vit kam zhvilluar një takim me strukturat e Aleancës Kosova e Re duke i falënderuar për besnikërinë 15 vjeçare, prejse AKR-ja ka ardhur si alternativa konkrete politike për qytetarët e Kosovës.

Struktura jonë politike e organizative ka qëndruar e fortë, kompakte dhe konstruktive në një terren politik jo të lehtë.

E kuptoj mirë vështirësinë që shfaqet kur përmbajtja jonë, e brumosur nga idetë dhe vizioni ballafaqohet me idetë e gënjeshtërta që s’kanë vizion.

Prandaj, faleminderit dhe njëkohësisht Urime Viti i Ri.

Po ashtu, meqë jemi në prag zgjedhjesh parlamentare kam marrë besimin e tyre dhe ua kam dhënë zotimin tim, se AKR-ja nuk ka hequr dorë nga qëllimi i saj i fillestar për ndërtimin e një Kosove ku zhvillimi është kryefjala, ekonomia është platforma dhe shija është esenca.

Tash, sot, në këtë moment, jemi mobilizuar më thellësisht dhe jemi konsoliduar gjerësisht, për ta shndërruar AKR-në në një emërues të pashmangshëm të së ardhmes politike në Kosovë.

Ne në AKR jemi të vetëdijshëm që në Kosovë ka opsione të tjera politike, por është treguar tashmë, më shumë se një herë, se nuk e kanë shijen për zhvillim, nuk e kanë durim për tolerancë, nuk kanë fuqi për bashkëpunim dhe nuk kanë forcë për të ndryshuar.

Prandaj AKR si gjithmonë, por veçanërisht në këto zgjedhje, mbetet opsioni i vetëm.

Edhe një herë kthejuni shijes dhe zhvillimit.

Kthejuni AKR-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu