Për dy ditë në Shqipëri humbën jetën 9 persona nga Covid-19

0

Dy ditët e para të vitit kanë patur një numër të ulët të viktimave nga koronavirusi. Më 1 Janar në vendin tonë janë regjistruar 5 viktima, ndërsa këtë të shtunë 4 qytetarë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me sëmundjen.

“Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19; 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Mati, të moshave 65-83 vjeç”, thuhej në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë për situatën në 1 Janar.

Ndërkohë pacientët që kanë humbur jetën këtë të shtunë janë nga Tirana, Durrësi, Fieri dhe Mati. Dy ditët e parë të vitit janë konfirmuar gjithsej 675 të infektuar të rinj. 407 prej tyre i përkasin 1 Janarit.

“154 raste në Tiranë, 33 rastë në Shkodër, 23 raste në Durrës, 20 raste Lushnje, 14 raste në Vlorë, 13 raste në Kurbin, 12 raste në Elbasan, Mat, 8 raste në Korçë, Sarandë, Dibër, 7 raste në Berat, Rrogozhine, Kavajë, Patos, 6 raste në Kamëz, 5 raste në Malësi e Madhe, Krujë, 4 raste në Skrapar, Bulqize, Pogradec, Gjirokastër, Mirditë, Fier, 3 raste në Kukës, Vau Dejës, Kolonjë, Gramsh, Shijak, 2 raste në Cërrik, Vorë, Kuçovë, Delvinë, 1 Lezhë, Has, Pukë, Mallakastër, Librazhd, Tepelenë, Ura Vajgurore, Roskovec, Peqin, Klos, Poliçan”.

Ndërsa 268 të infektuar janë zbuluar gjatë 24 orëve të fundit. “49 raste në Tiranë, 30 raste në Fier, 29 raste në Shkodër, 21 raste në Vlorë, 15 raste në Sarande dhe Dibër, 11 raste në Lushnje dhe Kurbin, 8 raste në Gjirokastër, 6 raste në Kamëz, Krujë dhe Berat, 5 raste në Gramsh, Tepelenë, Mirditë, 4 raste në Tropojë, Ura Vajgurore, 3 raste në Vorë, Klos, Vau Dejës, Kavajë, Lezhë, Durrës, 2 raste në Kukës, Mallakastër, Permet, Divjak, Skrapar, Cërrik, 1 rast në Patos, Kuçovë, Bulqizë, Delvinë, Mat, Pukë, Has, Elbasan”.

Gjatë 48 orëve të fundit janë shëruar 719 pacientë duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 34,353. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Që prej fillimi të epidemisë në Shqipëri numri i viktimave nga Covid-19 ka shkuar në 1190. Aktualisht janë 2348 raste aktive ndërsa mbi 34 mijë persona kanë fituar betejën me sëmundjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu