Reperi shqiptar Gashi e ndanë me miliona fansa këngën e nipit të Osman Sefës

0

Reperi shqiptar me famë botërorë, Gashi i cili numëron miliona në fansa në rrjetin social Instagram ka shpërndarë këngën e nipit të Osman Sefës.

Kjo shpërndarje e tij u bë në natën e ndrrimit të moteve. Krahas fotografisë ai vendosi logon me duar që simbolizon shqiponjën si dhe dy zemra.

Bijtë e Sefës janë grup artistësh i njohur. Trolli i Sefë Mleqanit ku gjithmon ishte akorduar qiftelia për miq dhe pushka e mbushur për armiqë.

Sefë Mleqani, babai i bijëve të Sefës ishte një artist dhe interpretues i këngëve kreshnike dhe këngëtar i pazëvendësueshëm.

Bijë e Sefës janë Ymeri, Osmani, Xhaferi, Ibrahimi, Ismeti dhe Beqir Gashi i cili është dëshmor i kombit.

Bijtë e Sefës janë ndër rapsodët më të mirë që ka Kosova, ata dëshmuan veten me këngë dhe me pushkë, ata duke kënduar këngët patriotike dhe herojntë tanë frymëzuan gjenerata për t’i dalë në mbrojtje atdheut të tyre dhe për ta dashur vendin e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu