Deçanasi që doli vullnetar t’ia dhuronte veshkën 19-vjeçares i dëshpëruar që nuk arriti ta shpëtonte

0

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se djali që kishte shprehur gatishmërinë për t’ia dhuruar veshkën 19-vjeçarës e cila ndërroi jetë pak më parë, është shprehur i mërzitur dhe i dëshpëruar që nuk ka arritur të ja shpëtonte jetën.

19-vjeçarja Nazlije Sherifi, e cila po vuante nga një sëmundje e rëndë po priste rezultatet e transplantit, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.

“Para pak minutash ndërroj jetë vajza qe bashkëvendasi ynë Valmir Aliçikaj, i shtyer nga humaniteti për te shpetuar një vajzë 19 vjeçare doli vullnetar të ja dhuroj veshken.

E takova dhe fola me Valin sot pas vdekjes se Nazlijes,ishte i dëshpëruar e tejet i merzitur qe nuk mundi te ja shpetoj jetën! Ngushëllime familjes!”, ka shkruar Ramosaj në Facebook,

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu