Fluks edhe në Portin e Durrësit

0

Në ditët e para të vitit të ri janë larguar nga porti detar i Durrësit mbi 2200 persona, kryesisht emigrantë që kaluan festat e fundvitit në Shqipëri.

Më 1 janar lundrimet kanë funksionuar vetëm në dalje. Drejt portit italian të Barit kanë lundruar dy tragete me 1,008 pasagjerë dhe 271 mjete.

Një ditë më pas lundrimet kanë vijuar normalisht në linjat Durrës-Bari dhe anasjelltas dhe janë përpunuar 1,318 pasagjerë dhe 397 mjete (1,214 pasagjerë në dalje dhe 104 pasagjerë në hyrje).

Ndërkohë mëngjesin e sotëm, Top Channel bën me dije se kanë hyrë në Shqipëri nga kjo pikë kufitare 150 persona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu