KATËR TË VDEKUR NGA COVID-19 NË 24 ORËT E FUNDIT, 234 RASTE TË REJA

0

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë katër pacientë kanë vdekur, derisa janë regjistruar 234 raste të reja me koronavirus, teksa 420 pacientë janë shëruar nga infektimi.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së

420 TË SHËRUAR DHE 234 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1057 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 234 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (90, 59 vjeç), Malishevë 1 rast (55 vjeç), Prishtinë 1 rast (89 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 51.965 raste nga 187.088 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.344 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 420 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42.635 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.986.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 125 raste, Prizren 31 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Mitrovicë 13 raste, Vushtrri 9 raste, Gjakovë 8 raste, Lipjan 6 raste, Malishevë 4 raste, Podujevë 4 raste, Drenas 3 raste, Ferizaj 3 raste, Dragash 2 raste, Gjilan 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga nje rast komunat Graçanicë, Istog, Kamenicë, Kaçanik, Pejë, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Viti.

IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu