Rama: FSK realizoi planet e 2020-ës, në 2021-tën pritet misioni paqeruajtës me Gardën e Ajovës

0

Komandanti i FSK’së, Rrahman Rama ka folur për të arriturat e ushtrisë së Kosovës në vitin që lamë pas. Pavarësisht një viti të vështirë, pandemik, ai thonë se kanë shënuar suksese.

“Ne kemi qenë të angazhuar që tu dalim në ndihmë autoritetve civile bazuar në kërkesa dhe kapacitetet tona”, thotë Rama.

“Mund të them me përgjegjësi që ne kemi realizuar, pavarësisht vështirësive dhe sfidave, planin, qëllimin dhe synimin tonë për 2020”, tha Rama për RTV 21.

“FSK’në më 2021 e shohim shumë më operacionale, shumë më të avancuar dhe e shohim në ngritje e sipër të kapaciteteve të reja bazuar në mandatin dhe misionin që kemi”, shtoi ai.

“FSK edhe me kapacitetet aktuale që i ka, kemi ofertu të gjithë partnerët që ne jemi të gatshëm të kryejmë obligimet tona, ose të japim kontribut në misionet paqeruajtëse”. theksoi ai.

“Jemi në finalizim të procesit që në tre mujorshin e vitit 2021 do të jemi pjesë e misionit paqeruajtës bashkërisht me Gardën nacionale të Ajovës. Sa do që do të jetë numër simbolik, do të jetë e arritur edhe për forcën edhe për Kosovën. Jemi në proces të përfundimit të anëve ligjore administrative dhe për herë të parë do të jemi në një mision paqeruajtës bashkë me Gardën Nacionale të Ajovës”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu