Haradinaj: AAK do të votojë PRO dërgimit të ekipeve të FSK-së në misione të paqeruajtëse me aleatin historik ShBA

0

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinja, ka thënë se AAK do të të votojë pro dërgimit të ekipeve të FSK-së, në misione të përbashkëta paqeruajtëse me aleatin historik ShBA.

‘AAK do të votojë PRO dërgimit të ekipeve të FSK-së në misione të përbashkëta paqeruajtëse me aleatin historik ShBA’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Më tej ai ka thënë se kjo është ndër të arriturat e mëdha të FSK-së në rrugëtimin e saj drejt një ushtrie të standardeve të NATO-s

‘Kjo është njëra ndër të arriturat e mëdha të FSK-së në rrugëtimin e saj drejt një ushtrie të standardeve të NATO-s, që për Republikën e Kosovës është synim i përhershëm’, përfundoi ai.
https://www.facebook.com/DautHaradinaj/posts/3501318973254539

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu