Kolona të gjata në dalje në Merdar, mërgimtarët presin rreth tri orë

0

Pritjet e mërgimtarëve kanë vazhduar edhe këtë të hënë, këta thonë se kolonat po u shkaktojnë lodhje. Rreth një kilometër ishte kolona e makinave në pikën kufitare në Merdare këtë të hënë.

Mërgimtarët të cilët kanë përfunduar pushimet në Kosovë, për të dalë nga këtu po detyrohen të presin me orë të tëra. E kjo pritje ka shkaktuar pak lodhje tek ta, e si pasojë e kësaj shumë nga ta ndërronin pozitën e shoferit.

Kësioj veproi edhe Mifail Limaj që vjen nga fshati Banjë i Malishevës. Ky thotë që me pritje të gjata do të shoqërohen gjatë gjithë udhëtimit, por që nuk kanë pritesë pasi që kthehen nga vendlindja.

Njësoj si Limaj mendon edhe një bashkëatdhetari tjetër, i cili ka marr rrugë për në Gjermani. Shumë nga ta shprehen se më shumë lodhje u shkakton pritja dhe kolonat, se sa rruga në tërësi që bëjnë.

Por, mbi të gjitha këto më me rëndësi për ta është koha e mirë që kanë kaluar në Kosovë. Megjithatë për dikë këto pritje janë normale duke krahasuar me vendet tjera ne Europë.

Por, pavarësisht të gjitha këtyre, bashkëatdhetarët nuk shohin pengesë ardhjen e tyre në vendlindje. Nga Policia e Kosovës kanë thënë që këto pritje janë për kontrolle të ndryshme, ndërsa nuk kanë pasur probleme gjatë ditës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu