Maqedonia arrin marrëveshje me Pfizer, siguron 800 mijë vaksina kundër COVID-19

0

Maqedonia e Veriut ka arritur marrëveshje me kompaninë Pfizer për blerjen e 800 mijë vaksinave kundër COVID-19.

Por fillimisht, ky vend do të ketë mundësi të marrë vetëm 6 mijë vaksina dhe këto pritet të mbërrijnë në muajin shkurt.

Euronews Albania raporton se, marrëveshja është pritur me një dëshpërim të lartë nga qytetarët pasi sasia e parë përmban shumë pak doza, ku do të kenë mundësi të vaksinohen vetëm 3 mijë persona.

Të parët që do të vaksinohen janë punonjësit e shëndetësisë, prej të cilëve 70% janë shprehur të gatshëm për t’u vaksinuar.

Maqedonia e Veriut planifikon që deri në fund të vitit 2021 të ketë vaksinuar 1.2 milionë qytetarë.

Përveç blerjes së 800 mijë dozave tek Pfizer, Maqedonia e Veriut pret 800 mijë vaksina përmes sistemit COVAX.

VMarrëveshja e arritur me Pfizer nuk është bërë publike për shkak se kompania ka kërkuar nga qeveria e RMV të mbetet sekret.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu