Mbi 1 mijë të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

0

Që nga 13 marsi i 2020-tës kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive me COVID-19, numri i të infektuarve deri më tani me këtë virus në Kosovë ka shkuar në 52 mijë e 134, nga nga 188 mije e 138 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Nga ky numër janë 42 mijë e 948 persona që janë shëruar, ndërsa 1 mijë e 351 të tjerë kanë vdekur shkak i infektimit me virusin SARS CoV2.

Aktualisht numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 7 mijë e 835.

Në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar për shtatë raste të vdekjes dhe 169 raste të reja me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.050 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 169 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (19, 77 vjeç), Pejë 2 raste (75, 76 vjeç), Istog 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç) dhe Prizren 1 rast (31 vjeç)”, ka njoftuar sot IKSHPK.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu