Daut Haradinaj njofton për aderimin e radhës në AAK

0

Shefi i grupit parlamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka bërë të ditur se kësaj partie iu është shtuar edhe Shqiprim Fadil Kodra.

Shqiprim Fadil Kodra, një aktivist i dalluar nga Prekazi i Skenderajt, më parë ish-aktivist i PDK-së, sot është bërë pjesë e familjës së AAK-së.

“Për mua dhe kolegët e mi është nder ta vazhdoj traditën e hershme me këtë familje të nderuar, të cilët ishin konaku im në kohë të vështira”, tha ai.

Ndër të tjera ai ka shtuar se “Gjeneral Fadil Kodra njihet si krahu i djathtë i Heronjve Jashari dhe bashkëluftëtar i shumë të tjerëve që e nisën luftën tonë të lavdishme”.

Postimi i plotë:

Sot u bashkua me ne Shqiprim Fadil Kodra, një aktivist i dalluar nga Prekazi i Skenderajt. Për mua dhe kolegët e mi është nder ta vazhdoj traditën e hershme me këtë familje të nderuar, të cilët ishin konaku im në kohë të vështira. Gjeneral Fadil Kodra njihet si krahu i djathtë i Heronjve Jashari dhe bashkëluftëtar i shumë të tjerëve që e nisën luftën tonë të lavdishme. Na priftë e mbara Shqiprim!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu