IHMK paralajmëron se sot do të ketë vërshime në Rrafshin e Dukagjinit

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar vërshime në Rrafshin e Dukagjinit.

Sipas IHMK’së reshjet e shiut që pritet të fillojnë sot gjatë orëve të pasditës me intensitet mesatar deri të lartë në disa zona mund të paraqiten vërshime të shpejta.

“Reshjet e shiut, të cilat pritet të fillojnë gjatë orëve të pasdites së datës 06/01/2021, me intensitet mastarë deri të lartë, fillimisht do të përfshinë pjesën perëndimore të vendit (zonën malore të Alpeve Shqiptare), të cilat në vazhdim do të përfshinë Rrafshin e Dukagjinit dhe pjesë të tjera të vendit. Kjo situatë do të vazhdoj për disa ditë (09/01/2021), ku si pasojë e intensitetit më të lartë të tyre, në disa zona mund të paraqiten vërshime të shpejta, të cilat potencialisht shkaktojnë ngritje të shpejta të nivelit të ujit nëpër lumenj e sidomos nëpër rrjedhat ujore të cilat kanë karakter të rrëkeve. Nëpër lumenjtë kryesorë do të ketë ngritje të lehët të niveleve gjatë ditëve në vijim, ndërsa rrjedhat me karakter malor dhe ato të rrëmbyeshme do të paraqesin mundësi të vërshime të shpejta dhe vështërsi nëpër zonat/vendbanimet ku ato kalojnë”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu