LAKERS MARRIN KREUN NË PERËNDIM, SAN ANTONIO BEFASON CLIPPERS

0

Ekipi i Lakers ka marrë kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores 94-92 ndaj Memphis jashtë fushe, suksesi i dytë radhazi ndaj kësaj skuadre brenda 48 orësh.

Një fitore e ardhur në sekondat e fundit, ku LeBron James dhe Davis realizuan nga 26 pikë secili dhe 21 rebound së bashku.

Fiton edhe skuadra e San Antonio Spurs, që mundi 116-113 Clippers në fushën e këtij të fundit. Befasoi Mills, që realizoi 27 pikë, mbështetur edhe nga Murray me 21 pikë, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Leonard për vendasit, transmeton Indeksonline.

Brooklyn, falë 29 pikëve të Kyrie Irving, mundi 130-96 Utah Jazz, ndërsa Denver triumfoi 123-116 ndaj Minnesota, sfidë ku u dallua Nikola Jokic, me 35 pikë e 15 rebound.

NBA – Rezultatet e sotme

Brooklyn – Utah Jazz, 130-96

Memphis – Lakers, 92-94

Denver – Minnesota, 123-116

Clippers – San Antonio, 113-116

Portland – Chicago, 108-111

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu