Xhavit Haliti i thotë “PO” koalicionit me Vetëvendosjen

0

Partia Demokratike e Kosovës nuk ka asnjë vijë të kuqe me asnjë parti politike e madje as me Vetëvendosjen e cila historikisht e ka sulmuar më së shumti.

Kështu ka thënë anëtari i Kryesisë së PDK-së Xhavit Haliti.

“Ne kemi pas koalicion me LDK, me Nismë, me AAK me të gjitha partitë përveç me Vetëvendosjen, dhe dihet që kemi pasur politikisht përplasje të shumta, veçanërisht nga ana e VV-së në drejtim të PDK-së, ka pasur propagandë shumë të madhe kundërshtuese, por në rastin e tanishëm unë nuk kam dëgjuar që PDK është deklaruar kundër koalicioneve me cilëndo parti, s’ka vija të kuqe”, ka deklaruar Haliti për Indeksonline.

Tutje Haliti, ka pohuar se PDK po punon dhe do të angazhohet që të dal partia e parë fituese.

“Partinë fituese e presin sfida e zgjedhjes së Presidentit si dhe krijimi i një qeverie e cila do të ishte stabile e nuk do të detyrohej që nga moszgjidhja e çështjes së presidentit ta dërgonte vendin në zgjedhje sërish”, ka deklaruar Haliti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu