Kur pritet të kemi reshje bore në Kosovë?!

0

Kosova ende gjendet nën ndikimin e masave relativisht të ngrohta ajrore që vijnë Mesdheu së bashku me masat e lagështa ajrore ciklonike. Këto ditë do të kemi kryesisht reshje shiu, ndërsa në viset malore reshje bore. Në disa rajone ka gjasa për reshje të përziera ose reshje bore, por në përgjithësi reshjet do të jenë në formë shiu. Vende-vende priten reshje intensive dhe vërshime.

E shtuna gjatë ditës na sjell mot kryesisht të thatë, por me depërtim të temperaturave të ftohta polare. Në anën tjetër do të kemi depërtimin e ciklonit tjetër nga Mesdheu dhe takimi e këtyre masave ajrore pritet të rezultojë me reshje bore në Kosovë.

Pra, reshjet e borës në nivel vendi në Kosovë pritet të fillojnë të shtunën pasdite vonë ose në mbrëmje. Reshjet do të jenë jashtëzakonisht estetike për syrin tonë dhe herë pas here priten reshje të dendura bore. Reshje bore priten në shumicën e territorit të Republikës së Kosovës dhe po ashtu pritet edhe krijimi i shtresave të bardha.

E diela dhe hëna sfidë e madhe nga sot të parashikohen!

Sa i përket të dielës dhe të hënës disa modele parashohin përsëri ngritjen e temperaturave dhe kjo po na sfidon shumë në punën tonë për parashikim të saktë të reshjeve. Reshje do të ketë intensive, por a do të jenë në formë bore apo shiu apo të përziera, apo ndoshta të gjitha me alternime kohore mbetet ende enigmatike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu