HOROSKOPI 9 JANAR 2021, JA ÇFARË KANË PARASHIKUAR YJET PËR JU

0

Dashi

Kjo e shtunë do të jetë një ditë mjaft pozitive për ju. Ata që janë në një lidhje dashurie do të jenë të lumtur pranë njëri tjetrit, prandaj përpiquni të qëndroni larg polemikave. Mundohuni të bëni minimumin por mos u dekurajoni. Lajmet e mira do të vijnë në punë nga 12 janari.

Demi

Ju po përjetoni një fazë zhgënjimi dhe acarimi me shumë njerëz. Mundohuni të shtyni takimet e rëndësishme pasi nëse shkoni të jeni të sigurt që çdo gjë do të dështojë. Sa i përket dashurisë shumë shpejt për ju ka shpresë dhe çdo gjë do të rregullohet. Nga 13 janari, Venusi i favorshëm në shenjën tuaj do të sjellë lajme të këndshme.

Binjakët

Ju po kaloni një kohë mjaft stresuese në punë por përpiquni që problemet e punës mos ndikojnë në jetën tuaj private. Qëndroni të jeni më afër partnerit tuaj, pa ankth dhe stres. Nëse ka diçka që nuk mund ta duroni më, është koha ta hiqni qafe atë.

Gaforrja

Kjo ditë e shtunë për ju do të jetë kryesisht e qetë. Përpiquni që të kompensoni në dashuri kohën e humbur për të cilën po përpiqeni të organizoni një udhëtim ose një fundjavë romantike. Në punë, edhe nëse keni ide të mira, gjithmonë duhet të luftoni për ti arritur ato.

Luani

Kjo ditë do të sinjalizojë fillimin e shumë gjërave. Çdo gjë po fillon të shkojë në mënyrën e duhur dhe nga data 13 gjërat do të përmirësohen më tej pasi Venusi nuk do të jetë më në të kundërtën tuaj. Edhe në punë problemet mund të kapërcehen në gjysmën e dytë të muajit.

Virgjëresha

Sa i përket dashurisë kjo e shtunë do të jetë e qetë . Personat që janë vetëm nuk do të kërkojnë emocione të reja. Ju jeni përqendruar në punë dhe në investimin e parave, dikush ka kërkuar një kredi, ato para mund të përdoren mirë.

Peshorja

Ju sot do të keni një ditë mjaft të veçantë. Duhet të kujdeseni më shumë për njerëzit tuaj të dashur, pasi nëse nuk tregoni kujdes do ti humbni. Disa ndryshime në punë do t’ju çorientojnë komplet por ju do të duhet të përshtateni me këto ndryshime.

Akrepi

Mundohuni të jeni të kujdesshëm sidomos në dashuri pasi Hëna do të sjellë shpërqendrime. Ju duhet të përpiqeni të pushoni pak më shumë, edhe nëse i gjithë angazhimi juaj kërkohet në punë tani.

Shigjetari

Mundohuni të jeni të kujdesshëm ndaj partnerit tuaj dhe mos u bëni xheloz pëe gjëra të pa rëndësishme. Sa i përket punës, duhet të gjeni qetësi më të madhe. Në punë çdo gjë do të shkojë mirë këtë të shtunë, duhet të tregoni një kujdes më të madh për financat tuaja.

Bricjapi

Gjatë gjithë ditës mund të ndjeheni të joshur për të vepruar pavarësisht rrethanave. Disa nga ju do të fiksohen keqaz pas një ideje të re, siç mund të jetë blerja e diçkaje, apo dërgimi i një sinjali drejt dikujt që dashurojnë.

Ujori

Kjo ditë do t’ju ndihmojë që të shfaqni talentin tuaj në komunikim, gazetari, blogje, programim, veprim dhe ndërmjetësim. Një fillim në studime apo në aktivitete të ndryshme, premton sukses. Dashuria do të jetë premtuese sot, përgatituni për një suprizë romantike në mbrëmje.

Peshqit

Këtë të shtuë bëhuni pjesë e një loje krijuese. Nëse jeni marrë me punë rutinë deri më tani, përpiquni që të futeni në kontakte krijimtarie dhe argëtohuni. Ata që janë në një lidhje do të vazhdojnë njësoj pa patur ndryshime në marrëdhënien e tyre, ndërsa beqarët do të kenë njohje të reja dhe aventura i presin./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu